“ALBINIZMI” – Shprehja e re e Valon Sylës: Ky shkon, na kemi me vujt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “ALBINIZMI” – Shprehja e re e Valon Sylës: Ky shkon, na kemi me vujt

    Insajderi
    11 March 2025 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valon Syla, gazetar, ka thënë se “Albinizmi”, ka “prekur edhe liderët e rinj”.

    Ky term i ri i përdorur nga Syla ka një definicion të cilin e shpjegon të studio, sipas tij refuizimi i gjithçkaje dhe tendenca për të vendosur vetë – pra mungesë kompromisi, është “Albinizëm”, përkufizon Syla.

    Sipas tij, Doarsa Kica-Xhelili që “vjen nga fryma e VV-së”, e ka bartur atë frymë edhe në LDK.

    Ai thotë se një ditë “Albin Kurti shkon”, por problemet do të vazhdojnë me “Albinizmin”.

    “Albinizmi këtu i ka rrok këta, VV, LDK. Dmth çka është Albinizmi, Albini shkon na kemi me vuajt prej Albinizmit. Çka dmth, Albinit psh nuk i pëlqejnë emisarët, kërkush nuk i bjen tamon, as PSD-në që e kanë përzë, këto partitë partnere. E përbinë gjithçkafin dhe është kundër gjithçkafit, ky është Albinizmi. Albinizmi është Vetëvendosja me vendosë vet, tash Doarsa që ka ardhur nga ajo frymë, tash fryma e Albinizmit dek që i ka smu këta liderët e rinj”, ka thënë Syla në ‘Pressing’ të T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark