Albulena dështon sërish, propozohet një emër i ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena dështon sërish, propozohet një emër i ri

    Insajderi
    20 August 2025 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e legjislaturës së nëntë i janë rikthyer me seancë konstituive të mërkurën në orën 11:00.

    “Konstatoj se në sallë jemi të pranishëm 106 deputetë, seanca konstituive e fillua me 15 prill, është ndërprerë për shkak të masës së përkohshme. Pas publikimi të aktgjykimit do vazhdojmë me seancë”, tha në fillim të seancës Dehari.

    Ndërkohë nga VV u propozua sërish Albulena Haxhiu. Ajo në votim mori 57 vota për.

    Nga VV u kërkua sërish një propozim dhe u propozua Donika Gërvalla.

    “Kësaj radhe propozojmë Donikën Gërvalla”, tha Konjufca.

    Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark