Albulena Haxhiu dështon për herë të 11-të të zgjidhet kryetare e Kuvendit, seanca e radhës më 11 maj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu dështon për herë të 11-të të zgjidhet kryetare e Kuvendit, seanca e radhës më 11 maj

    Insajderi
    09 May 2025 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të 11-të me radhë ka dështuar përpjekja për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Në seancën e sotme, vetëm 56 deputetë votuan për dhe 1 kundër, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm për zgjedhje.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e konfirmoi rezultatin dhe bëri të ditur se Kuvendi do të mblidhet sërish më 11 maj.

    “Nuk ka kuorum, shihemi me 11 maj në ora 10:00,” deklaroi shkurt Dehari para përmbylljes së seancës.

    Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka hyrë në ngërç të thellë, teksa shumica nuk po arrin të sigurojë votat e mjaftueshme për ta kaluar kandidaturën e Albulena Haxhiut.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark