Betejë më pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu e sheh avokati Besnik Berisha arrestimin e tij që ndodhi ditë më parë.
Ai u arrestua me kërkesën e Prokurorit Rasim Maloku, që po e drejton hetimin e madh të njohur si rasti “Brezovica”.
Në një intervistë ekskluzive për Insajderin, Besnik Berisha ka rrëfyer që nga momenti i arrestimit, e deri tek lirimi i tij, duke mos u tërhequr madje edhe nga epitetet që i dha Prokurorit Maloku, një ndër to “këlysh i pushtetit”.
Duke folur për lidhjet, që sipas tij, Prokurori Maloku i ka me pushtetin aktual të Vetëvendosjes, Berisha ka përmendur dy emra.
Ai ka thënë që në një rast Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ia ka rrahur krahun vet Prokurorit Maloku, derisa e njëjta nga përfaqësuesit e Odës së Avokatëve në takim zyrtar ka kërkuar disiplinimin, sipas tij, të Berishës.
Të njëjtën thotë që e ka kërkuar edhe Krye-parlamentari Glauk Konjufca.
Për më shumë, shiko videon.