×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu kritikohet nga deputetja e VV-së: Nuk e ka bërë punën e mirë …

    Insajderi
    05 October 2024 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani, ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga bashkëpartiakja e saj, Albulena Haxhiu, duke thënë se nuk bëri punë të mirë Projektkodin Civil.

    Ujkani ka thënë se Ministria e Drejtësisë është dashur së pari të bëjë konsensus brenda Grupit Parlamentar të VV-së.

    “Ky projektkod ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë dhe Haxhiu ka thënë se ka shpenzuar shumë energji për të kaluar këtë projektod dhe nuk ka kaluar. Kjo çështje duhet parë edhe në aspektin e përbërjes së popullsisë, se çfarë mendojnë, në çfarë vlera besojnë. Nëse e marrim një krahasim me vendet e rajonit, kush e ka implementuar para nesh? Çfarë alternative është dhënë që të dilet nga kjo problematikë? Çdo sukses apo dështim i faturohet ministrisë së linjës. Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë punën e mirë sepse është dashur të analizojë në detaje dhe të bëjë konsensus brenda Grupit Parlamentar”, ka thënë ajo në KTV.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark