Albulena Haxhiu shihet me gazetarin që përfitoi mbi 200 mijë euro nga qeveria Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu shihet me gazetarin që përfitoi mbi 200 mijë euro nga qeveria Kurti

    Insajderi
    02 September 2025 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është fotografuar së bashku me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhija, dhe bashkëshorten e tij, Elmaze Nura, në ambientet e “Kafet e Rakisë” në Prishtinë.

    Fotografitë e siguruara nga Paparaci tregojnë Haxhiun në këmbë, në bisedë me Haxhijen.

    Kjo vjen në një kohë kur Haxhija rezultoi se, përmes OJQ-së së tij, kishte përfituar 200 mijë euro nga institucione të ndryshme shtetnore, përfshi Zyrën e Kryeministrit, në vitet e fundit.

    Në anën tjetër, Elmaze Nura, bashkëshortja e Haxhijes ka marrë mbështetje financiare prej 4 mijë eurosh nga ministra e udhëhequr nga Hajrulla Çeku.

    Blerim Haxhija është kritikuar për qasjen e tij të butë gjatë intervistës së fundit me ish-kryeministrin Albin Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark