Albulena Haxhiu tenton ta minimizojë Grenellin: Deklarata e tij është personale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu tenton ta minimizojë Grenellin: Deklarata e tij është personale

    Insajderi
    05 February 2025 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka tentuar të minimizojë deklaratën e ish-emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili u shpreh se “mos u mashtroni nga Kurti se është i afërt me SHBA-në”, shkruan Insajderi.

    Haxhiu tha se Kosova dhe SHBA ndajnë të njëjtat vlera dhe po vazhdojnë përpjekjet për të fuqizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

    “Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne kemi jo vetëm raporte miqësore, por kemi raporte të shkëlqyera në çdo aspekt, si Qeveri dhe si Republikë, dhe ndajmë vlerat e njëjta. Jemi një vend pro-perëndimor, pro-amerikan, dhe vazhdojmë përpjekjet për të fuqizuar këto raporte,” deklaroi Haxhiu.

    Kur është pyetur për deklaratën e Grenellit, Haxhiu ka tentuar ta minimizojë atë, duke e cilësuar si “qëndrim personal” të ish-emisarit.

    “Sa i përket deklaratave të Grenellit, ato janë qëndrime të tij personale, të cilat unë nuk dua as t’i komentoj më tepër,” tha ajo në një intervistë për Kanal 10.

    Sipas Haxhiut, me SHBA-në, si qeveri, kanë pasur më shumë mosmarrëveshje për “kohën” sesa për veprimet që janë ndërmarrë.

    Pavarësisht kësaj, postimi i Grenellit që kritikon Qeverinë Kurti tashmë është shpërndarë edhe nga djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr, duke nënkuptuar se nuk është qëndrim personal vetëm i Grenellit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark