
Një kopertinë që ka bërë histori si edhe përbërja e diskut është “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, albumi i Beatles që doli më 1 qershor të vitit 1967, pikërisht të enjten 50 vite më parë.
Me këtë rast, në dyqane kthehet disku me një version të rinovuar dhe deri më 2 qershor në kinematë italiane do të shfaqet filmi dokumentar “The Beatles: Sgt Pepper & Beyond”, shkruan atsh .
Filmi tregon 12 muajt më të rëndësishëm të karrierës së grupoit anglez , ndërsa edicioni i ri i albumit ofron një miksim stereo të kuruar nga Giles Martin, djali i George që vdiq vitin e kaluar dhe nga inxhinieri i tingullit Sam Okell.
Këta në Abbey Road Studios të Londrës kanë bashkëpunuar me një grup ekspetësh inixhinierësh e specialistësh të restaurimit të zërit.
Ndërsa kopertina e veçantë e albumit përfshin katër anëtarët e Beatles të cilët gjenden të rrethuar nga 62 personaliete të rëndësishme të historisë nga Albert Einstein tek Marlon Brando, nga Karl Marx tek Fred Astaire, Edgar Allan Poe, Karlheinz Stockhausen, Carl Gustav Jung, Bob Dylan dhe Marilyn Monroe.
Në fund të 1966 Beatles vendosën të braktisin skenat dhe t’i kushtohen punës në studio: 129 ditë për 700 orë regjistrimi në sallat e Abbey Road me producentin George Martin.
Albumi Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” ende renditet në 500 albumet më të mira të të gjitha kohërave.