×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Aleanca e shoqeve në ministrinë e Haxhiut – Njëra sekretare, tjetra në komision për ta bërë shoqen drejtoreshë

    Insajderi
    19 October 2023 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Drejtësisë është në proces të rekrutimit të një kandidati për pozitën ‘’Drejtor i Departamentit Ligjor”. Ky proces nuk ka kaluar pa ndërhyrje nga jashtë. Për këtë pozitë kanë aplikuar katër kandidatë, tre prej të cilëve janë thirrur në testim me shkrim. Për vetëm një është përzgjedhur për intervistë me gojë.

    Gazeta mëson se Feride Podvorica është kandidatja që ka kaluar fazën e testit me shkrim dhe pritet të intervistohet nesër.

    Kandidatja e përzgjedhur del të jetë njeri i afërt me sekretaren e ministrisë, Anita Kalanderi.

    Dyshohet se sekretarja e ministrisë ka angazhuar shoqen e saj, Flutura Berbati Zejna si anëtare e komisionit për të bërë përzgjedhjen e shoqes tjetër të saj, Ferida Podvorica.

    Foto e marr nga profili i Anita Kalanderi në Facebook

    Flutura Berbati Zejna është sjellur nga Agjencia për Ndihmë Juridike falas e cila ushtron pozitën e UD’së.

    Aleanca shoqërore e treshes mund të shihet edhe në disa postime në rrjetin social Facebook.

    Madje dyshja, Anita Kalanderi dhe Flutura Berbati Zejna, të cilat sipas burimeve, janë shoqe para shumë vitesh, shihen duke u shoqëruar edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Foto e marr nga profili i Anita Kalanderi në Facebook

    Gazeta Insajderi ka siguruar edhe fotografi ku shihet edhe sekretarja e MD me kandidaten e përzgjedhur për intervistë me gojë, Feride Podvorica.

    Foto e marr nga profili i Anita Kalanderi në Facebook

    Si kandidate e vetme, Podvorica duke mos pasur kundërkandidat pritet që të përzgjidhet në këtë pozitë pas intervistimin me gojë.

    Lidhur me këto dyshime, Insajderi i është drejtuar zyrës për media në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

    Në përgjigjen e tyre thuhet se, MD ka ndërmarr të gjitha masat për të siguruar një konkurs transparent

    “Referuar pretendimeve tuaja, Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë bazuar në fushëveprimin dhe legjislacionin në fuqi, ka ndërmarrur të gjitha veprimet që janë kompetencë e jona për të siguruar procese transparente dhe të rregullta”, thuhet në përgjigjet nga MD.

    Përtej dyshimeve, të njëjtit nuk kanë vendosur për shqyrtimin apo anulimin e këtij konkursi.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark