Aleanca Shqiptare | VV, PDK, LDK e AAK bëhen bashkë në Graçanicë, garojnë veç me një liste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aleanca Shqiptare | VV, PDK, LDK e AAK bëhen bashkë në Graçanicë, garojnë veç me një liste

    Insajderi
    13 August 2025 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leutrim Ajeti ka shpallur kandidaturën për kryetar komune në Graçanicë në zgjedhjet lokale.

    Ai do të garojë si pjesë e një liste të përbashkët shqiptare të quajtur “Aleanca Shqiptare”.

    Ajeti tha se subjektet politike VV, LDK, PDK dhe AAK janë bashkuar në një listë të vetme, me qëllim të përfaqësimit më të fuqishëm dhe të bashkuar të shqiptarëve në këtë komunë.

    “Me shumë kënaqësi ju njoftoj që bindjet tona partiake për këto zgjedhje kemi vendosur t’i lëmë anash dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një iniciativë që quhet, ALEANCA SHQIPTARE, prandaj bashkarisht me të gjitha partitë: VV, LDK, PDK dhe AAK do të garojmë në këto zgjedhje lokale me një listë. Përveç partive që kane deleguar anëtaret e tyre, pjesë e listës do të jenë edhe pjestarë e aktivistë me profile të ndryshme e me ndikim në Komunën tonë. Nga dhjetë kandidatë për Asamble Komunale, katër do jenë të gjinisë femërore.

    Përveç listës së përbashkët shqiptare për Asamblenë Komunale, këto zgjedhje kandidojmë edhe për Kryetar të Komunës. Me kënaqësi të madhe e përgjegjësi të lartë ndihem skajshmërisht i priveligjuar që emri im është i përzgjedhur si kandidat për kryetar të Komunës, i listes së përbashkët shqiptare”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark