Aleatët e NATO-s i rrisin shpenzimet për mbrojtje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aleatët e NATO-s i rrisin shpenzimet për mbrojtje

    Insajderi
    28 June 2017 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleatët e NATO-s, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, do t’i shtojnë shpenzimet e mbrojtjes deri në 4.3% këtë vit, duke krijuar një ngritje të përgjithshme prej 46 miliardë dollarësh, prej vitit 2014, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg.

    “Pas viteve të rënies, në vitin 2015 ne e kemi parë një rritje reale në shpenzime të mbrojtjes në mesin e aleatëve evropianë dhe Kanadasë”, tha zoti Stoltenberg në Bruksel.

    “Për t’i mbajtur vendet tona të sigurta, ne duhet të punojmë për shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndarje korrekte të ngarkesës në gjithë aleancën tonë”, tha Stoltenberg gjatë një konterence për shtyp, një ditë para se ministrat e shteteve anëtare të NATO-s, të takohen për të diskutuar për shpenzime më të mëdha ushtarake.

    NATO-ja e kishte përcaktuar qëllimin për shpenzim të 2% të GDP-së për mbrojtje, për secilin anëtar, por vetëm Shtetet e Bashkuara, Britania, Estonia, Greqia dhe Polonia, e kanë arritur këtë qëllim, dhe kjo ka ndikuar që Shtetet e Bashkuara ta bartin barrën pothuajse 70% të shpenzimeve të aleancës.

    Gjatë një takimi me liderët e NATO-s në Bruksel, më 26 maj, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar ashpër shumë shtete anëtare të NATO-s, për dështim që t’i plotësojnë synimet e përcaktuara të shpenzimeve ushtarake.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark