Yildirim, i cili aktualisht është ministër i Transportit, shihet si ndihmës i afërt i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kryemimisri në largim, Ahmet Davutoglu, duket se ka kundërshtuar planet e Erdoganit për të forcuar pushtetin e tij dhe ka dhënë dorëheqje.
Yildirim, 60 vjeç, do të konfirmohet si lider i ri i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në një kongres të jashtëzakonshëm, që do të mbahet të dielën.
Lideri i partisë merr automatikisht rolin e kryeministrit.
Presidenti Erdogan shpreson ta lëvizë Turqinë nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial. /rel