Aleksandar Vuçiq në rolin e aktorit - video që duhet ta shikoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aleksandar Vuçiq në rolin e aktorit – video që duhet ta shikoni

    Insajderi
    22 August 2022 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në secilën situatë presidenti serb i ka së paku 3-4 fytyra.

    Alaksandar Vuçiq gjatë një pjese të konferencës, ku i është drejtuar popullit të tij, të dielën e ka luajtur rolin që di më së miri, atë të viktimës.

    Ai në konferencë është paraqitur për herë të parë pas bisedimeve të së enjtes me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, në të cilat dështuan të arrijnë një marrëveshje për të shmangur tensionet si ato të 31 korrikut.

    Në Twitter i është publikuar një video ku ai shihet duke aktruar:

    Vuçiq tha të dielën se është i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave brenda dhjetë ditëve.

    Ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për “shqetësimet” e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark