Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, ka takuar sot disa nga politikanët serbë nga Kosova.
Në këtë takimin ishte i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britania e Madhe, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar ndërkombëtar.
Radoiçiq është në arrati nga autoritetet e Kosovës për shkak të akuzave për korrupsion, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e cilësoi atë si një nga drejtuesit e strukturave kriminale në veri të Kosovës.
Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i njeh as akuzat e autoriteteve kosovare.
Beogradi zyrtar, gjithashtu ka vendosur që të mos i zbatojë sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, sepse për një gjë të tillë nuk ka detyrime ndërkombëtare.