Artistja shqiptare, Inva Mula, do të përformojë më 25 maj në Teatrin Kombëtar në Beograd të Serbisë. Mula do të pritet nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, një ditë para mbajtjes së koncertit.
Siç njoftojnë mediet serbe, këngëtarja do të bashkëpunojë me dirigjentin serb Dejan Saviç.
Sopranoja e famshme shqiptare, do të performojë në Beograd pas nënshkrimit të një bashkëpunimi së fundmi në mes të Teatrit Kombëtar në Beograd dhe Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, shkruan sot B92.
Repertori i kësaj artiste, të lindur në Tiranë, përfshin një gamë të gjerë të roleve, duke përfshirë edhe pjesëmarrjet në opera të tillë si Lucia di Lammermoor, Manon, Falstaff, Mireille, La Traviata, dhe Rigoletto.
Mula është po ashtu laureate e garave të ndryshme ndërkombëtare (si në Barcelona, Bukuresht apo Paris) dhe fitues e shpërblimeve të shumta në vendin e saj.
Prindërit e Mulës ishin të dy këngëtarë të operës – babai i saj i Avniu, i cili ka lindur në Gjakovë, dhe nëna e saj Nina në Izhevsk të Rusisë. /Insajderi.com