Alergji ndaj ftohtit, 14-vjeçari nuk mund të qëndron jashtë më shumë se 15 minuta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Alergji ndaj ftohtit, 14-vjeçari nuk mund të qëndron jashtë më shumë se 15 minuta

    Insajderi
    07 April 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nënë ka treguar se si djali i saj është aq alergjik ndaj të ftohtit saqë nuk mund të qëndrojë jashtë për më shumë se 15 minuta. 14 vjeçari Calum Courtney vuan nga një gjendje e njohur si urtikarie e ftohtë, një reaksion i lëkurës edhe ndaj të ftohtit të lehtë, që shkakton ënjtje, pulla të kuqe, madje dhe shok anafilaktik.

    Trupi i 14-vjeçarit reagon edhe nëse qëndron në temperatura më pak se 24 gradë Celsius apo nëse nxjerr këmbën jashtë batanijes gjatë natës. Prindërit e tij janë të shqetësuar se alergjia e Calum-it mund të shkaktojë shok anafilaktik, prandaj e shoqërojnë çdo ditë deri në derën e shkollës me makinë dhe e veshin trashë.

    Si rezultat i gjendjes së tij, Calum i është dashur të heqë dorë nga aktivitete si patinazhi apo noti dhe të hiqte dorë nga futbolli pasi u diagnostikua për herë të parë dhjetë vjet më parë.”Ai nuk mund të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë nëse është ftohtë. “, thotë e ëma.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark