Alexander-Arnold emocionon me reagimin e tij pas vdekjes tragjike të Jotas - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Alexander-Arnold emocionon me reagimin e tij pas vdekjes tragjike të Jotas

    Insajderi
    04 July 2025 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trent Alexander-Arnold i ka bërë homazhe ish-shokut të tij të skuadrës, Diogo Jotas, pas konfirmimit tragjik të vdekjes së tij të enjten në mëngjes. 

    28-vjeçari dhe vëllai i tij Andre Silva humbën jetën në një aksident automobilistik në Zamora, në veriperëndim të Spanjës, në orët e para të së enjtes, ku policia spanjolle konfirmoi se dy vëllezërit udhëtonin në autostradën A52 me një automjet që u përfshi nga flakët. 

    Dëshmitarët që njoftuan shërbimet e emergjencës thanë se makina, një Lamborghini, u përfshi nga flakët pasi një gomë shpërtheu gjatë një parakalimi. 

    Një valë homazhesh u shpërndanë për të nderuar futbollistin portugez, duke përfshirë Liverpoolin, skuadrat e tij të mëparshme, Cristiano Ronaldon, Jurgen Kloppin dhe trajnerin aktual të Liverpoolit, Arne Slot. 

    Të enjten në mbrëmje, Alexander-Arnold, i pikëlluar thellë, postoi në Instagram një mesazh prekës duke kujtuar një shok të madh skuadre me të cilin ndau dhomën e zhveshjes në ‘Anfield’ për pesë vite. 

    Reagimi i  plotë i Alexander-Arnold: 

    Është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura kur mendja dhe zemra po përpiqen të pranojnë se dikush për të cilin kujdesesh shumë nuk është më me ne. 

    Diogo, familja jote ishte bota jote. Ata ishin gjithçka. Për Rute, fëmijët e tij dhe prindërit e tij, të gjithë zemrat tona janë të thyera. Dhe për Andre gjithashtu. Vëllezër dhe shokë të ngushtë. 

    Kur do të jetë më pak e dhimbshme, dua të kujtoj Diogon me një buzëqeshje të madhe. Kaq shumë të qeshura dhe momente të lumtura. 

     Ai ishte një shok skuadre i shkëlqyer dhe një mik i vërtetë. 

    Përjetë numri 20. Qofsh në paqe, Diogo. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark