Sidoqoftë, nuk është shumë e saktë të përdoret fjala “ridizajn”, pasi që të dy modelet duken identike si më parë.
Giulia dhe Stelvio tani ndodhen më afër klasës premium në të cilën ato po luftojnë gjithashtu për një pjesë të tregut. Të dyja modelet morën një sistem të ri multimedial 8,8 inç me disa karakteristika të reja, kryesisht lidhja e telefonit inteligjent.
Modelet ofrohen vetëm në Kinë me motor benzinë me katër cilindra, të cilat vijnë në dy variante me 200 kuaj fuqi, përkatësisht 280 kuaj fuqi.
Të dy versionet kanë një transmetim automatik me 8-shpejtësi ZF, me çmimet që fillojnë nga 49,200 euro për Giulia dhe 59,200 euro për Stelvio.
Alfa Romeo do të lansojë Giulio dhe Stelvio në Evropë dhe Amerikën e Veriut me ndryshime identike. Premiera pritet në panairin e veturave në Los Anxhelos, më 18 nëntor.