Çmimi sapo është bërë i ditur për veturën e re italiane Alfa Romeo Giulia e cila do të dal në shitje në vitin 2017.
Çmimi fillestar i Giulia është 38.990 dollarë, duke përfshirë 995 dollarë për dërgimin e veturës për në destinacionin e kërkuar, raporton motortrend.
Por çmimet e veturës arrijnë deri në 73.595 dollarë, kjo për shkak të modeleve me performancë më të lartë të tipit Giulia QUADRIFOGLIO.
Motori i 2017 Alfa Romeo Giulia është 2.0 me 280 kuaj fuqi, ndërruesi i shpejtësive tek të gjitha modelet është automatik me tetë shpejtësi, për tregun amerikanë nuk është në dispozicion mundësia për ndërrues manual, megjithatë, mund të shtohet për 2,000 dollarë.
Giulia standarde vjen e veshur me lëkur nga brenda, drita të teknologjisë LED, një kamera në anën e pasme, censorë parkimi ndërsa madhësia e rrotave është 18-inç. /Insajderi.com