Alfio Rrotani foli për divorcin kur ishte në BBVA, reagon ish-gruaja e tij – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Alfio Rrotani foli për divorcin kur ishte në BBVA, reagon ish-gruaja e tij

    Insajderi
    24 January 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dikur një ndër çiftet më të dashur dhe të përolur nga publiku, por dy vite pas lindjes së djalit të tyre Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani vendsën që të ndanin rrugët e tyre. Ndarja asokohe u bë në mënyrë të heshtur.

    Në deklaratën e saj, në atë kohë, Fatma u shpreh se para syve të djalit të tyre janë dy prindër të tejmbushur me dashuri. Nga ana tjetër, Alfio reagoi, duke u shprehur se arsyet e ndarjes ishin personale dhe se nuk bëhej fjalë për tradhti, sikurse u përfol në media.

    Disa ditë më parë, teksa ishte brenda shtëpisë së BBV, Alfio gjatë një bisede në dhomën e gjumit me Merin ka folur për ish-partneren e tij, duke treguar se e ka vuajtur shumë ndarjen nga ajo.

    Nga ana tjetër, ish-partnerja e tij, Fatma Methasani ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, mbrëmjen e kaluar, i cili është aluduar se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Alfios.

    “Njerëzve u pëlqen të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”, ishte shprehja që ka nënvizuar Fatma nga një libër dhe e ka publikuar foton në Instagram, duke lënë kështu të nënkuptohet se është një kundërpërgjigje ndaj asaj çfarë Alfio shprehu brenda shtëpisë së BBV3.

    Alfio Rrotani foli për divorcin kur ishte në BBV, reagon ish-partnerja


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark