
Marrëdhënia ndërmjet regjisorit Alfred Hitchcock dhe aktores Tippi Hedren ka kohë që ka qenë pjesë e debateve.
Tani, aktorja sjell një libër me kujtime në të cilin, ndër të tjera, pohon se regjisori i famshëm e kishte ngacmuar atë seksualisht.
Libri me emrin “Tippi” do të lëshohet të martën në treg, dhe aty aktorja, tani 86 vjeçare, tregon se si Hitchcock bëhej “zemërak” sa herë që ajo shoqërohej me pjestarë të tjerë të kastit të filmit.
Në libër, siç raporton New York Post, Hedren shkruan se si njëherë Alfredi kishte tentuar me forcë që ta puth atë derisa të dy ishin në veturën e tij.
Tippi Hedren, që ishte zbuluar nga regjisori në një reklamë televizive, u bë më pas aktorje e njohur për rolin e saj në filmat “The Birds” dhe “Marine”./UrbanFM