Ali Ahmeti anulon ardhjen në inaugurimin e Thaçit president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti anulon ardhjen në inaugurimin e Thaçit president

    Insajderi
    06 April 2016 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i partisë shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka anuluar pjesëmarrjen në inaugurimin e kryetarit në ardhje të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

    Këtë e ka bërë të ditur, televizioni shqiptar në Maqedoni, Alsat-M, sipas informacioneve të së cilës, Ahmeti ka refuzuar ardhjen në Prishtinë për shkak të problemeve të brendshme në Maqedoni.

    Atje ende nuk dihet se a do të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor.

    Inaugurimi i presidentit të ri të Kosovës do të mbahet të premten, më 8 prill, në ora 11 në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark