Ali Ahmeti i ashpër me klasën politike kosovare: Ndikohen nga kafenetë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti i ashpër me klasën politike kosovare: Ndikohen nga kafenetë

    Insajderi
    10 June 2022 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i BDI Ali Ahmeti komentoi në emisionin “Çim Peka Live” nismën e “Ballkanit të Hapur”.

    Ahmeti deklaroi se Kosova duhet të guxojë të ulet në tavolinën e “Ballkanit të Hapur”.

    Sipas tij, klasa politike e Kosovës është e paguximshme pasi ndikohet nga bisedat e kafeneve.

    Më tej Ahmeti me gjuhë të ashpër deklaroi se Kosova është problemi i rajonit, i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

    “Klasa kosovare duhet të jetë më e guximshme. Nuk zgjidhemi për të bërë politikat në kafene, që shajmë, japim mendime të mëdha, që flitet për patriotizma të mëdha. Nuk zgjidhemi të qëndrojmë në shkallët e stadiumit. Zgjidhemi për të zgjidhur probleme dhe situata të vështira. Ne zgjidhemi për t’i drejtuar ata që na zgjedhin dhe jo të biem pre e bisedave në kafene, apo të presioneve qofshin ata presione të politikave ditore. Është përgjegjësi e madhe, jo e lehtë. Kosova është problemi i rajonit, i Shqipërisë, i Maqedonisë edhe i Malit të Zi, edhe i Serbisë”, tha Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark