Ali Ahmeti në Epopenë e Jezercit: Liria është amaneti i dëshmorëve, përgjegjësia jonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti në Epopenë e Jezercit: Liria është amaneti i dëshmorëve, përgjegjësia jonë

    Insajderi
    28 September 2025 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Epopenë e Jezercit, ku ka theksuar rëndësinë e kujtimit për Dëshmorët e Komunës së Ferizajt. Ai ka deklaruar se liria është amaneti i dëshmorëve dhe një përgjegjësi e popullit.

    Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shprehur nderimin e tij për bijtë dhe bijat e kombit që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë.

    “Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar bijtë dhe bijat më të shtrenjtë të kombit: dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë”, ka shkruar Ahmeti.

    “Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit! Nderim i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin!”, ka përfunduar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark