×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti: Nëse preket gjuha shqipe, të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë

    Insajderi
    12 November 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se nëse preket gjuha shqipe, të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë.

    Këto komente, Ahmeti i ka bërë gjatë mbledhjes së organizuar nga dega e BDI-së në Shuto Orizare, pas raportimeve se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut mund t’i shfuqizojë disa nene të Ligjit për Gjuhë, që do të afektonte drejtpërdrejtë përdorimin e Gjuhës Shqipe.

    Siç ka njoftuar BDI-ja, në këtë mbledhje është diskutuar për “nënçmimin, largimet nga puna të shqiptarëve, tentimet për shfuqizimin e gjuhës shqipe, balancuesin dhe zhbërjen e gjitha të arriturave të shqiptarëve para syve të shkelësve të vullnetit të shqiptarëve VLEN”.

    Por, theksohet se Ahmeti “siguroi anëtarët, simpatizantët e qytetarët se nuk do të tolerojnë për asnjë çmim të rrënohen të arriturat me shumë sakrificë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark