
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur para mbajtjes së seancës së Kuvendit, duke thënë se të gjithë të pranishmëve në Kuvend ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi.
Ahmeti tha se t’i kishe thënë dikujt para 20 vjetësh se kjo do të bëhet realitet, do të sugjeronte terapi neuropsikiatrike.
“Të gjithë që i kam takuar deri tani, ju shkëlqejnë sytë nga gëzimi. është ditë për të ju gëzuar. Nuk është ky sukses i vogël, që shqiptarët për një çerek shekulli të arrijnë gjithë këto të mira kombëtare. T’i kishe thënë dikujt para 20 vjetësh se kjo do të bëhet realitet, do të sugjeronte terapi neuropsikiatrike” tha mes tjerash Ahmeti.
Talat Xhaferi pas pak do të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai do të drejtojë qeverinë teknike për 100 ditë, deri në zgjedhjet e ardhshme.