Ali Berisha i kërkon kryetarit që nesër të shpallë ‘Ditë zie’ në nderim të figurës së Ali Lajçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Berisha i kërkon kryetarit që nesër të shpallë ‘Ditë zie’ në nderim të figurës së Ali Lajçit

    Insajderi
    29 April 2024 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i komunës së Pejës dhe kryetar i AAK-së opozitare në këtë komunë Ali Berisha i ka kërkuar kryetarit aktual të komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, që ditën e nesërme (30 Prill 2024), ditë në të cilën do ti ipet lamtumira e fundit ish-kryetarit të ndjerë të Pejës dhe veprimtarit kombëtar Ali Lajçi, ta shpallë ditë zie në nivel komune, të cilën Lajçi e drejtoi në mandatet 2001-2007.

    ‘Do të ishte ky një gjest njerëzor por edhe shumë domethënës në respekt, qoftë të pozitës drejtuese të të ndjerit Ali Lajçi me Pejën, (në vitet 2001-2007), qoftë për rolin dhe kontributin jetësor, kombëtar e patriotik të veprës së tij. Besoj që një veprim i tillë aq sa na obligon moralisht, po aq edhe na nderon!’-shkruan mes tjerash Ali Berisha në arsyetim.

    Postimi i plotë:

    ‘Ftoj kryetarin aktual të komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri që dita e ceremonisë mortore për ish-kryetarin e Pejës, Ali Lajçin të shpallet Ditë zie në komunën e Pejës.

    Do të ishte ky një gjest njerëzor por edhe shumë domethënës në respekt, qoftë të pozitës drejtuese të të ndjerit Ali Lajçi me Pejën, (në vitet 2001-2007), qoftë për rolin dhe kontributin jetësor, kombëtar e patriotik të veprës së tij.Besoj që një veprim i tillë aq sa na obligon moralisht, po aq edhe na nderon!’-ka shkruar Ali Berisha.

    Ndryshe, Ali Berisha ja kishte fituar Pejën Ali Lajçit në zgjedhjet lokale të vitit 2007/2008, në garën në mes të LDK-së me (Ali Lajçin) dhe AAK-së me (Ali Berishën).

    Gjatë viteve rivalët politik lokal do bashkoheshin sërish me aderimin e Ali Lajçit në AAK, me çrast Berisha do ti ofronte edhe pozitën e n/kryetarit të komunës së Pejës.

    Në reagimin me rastin e vdekjes së Lajçit, Berisha e cilësoi me epitetet më të larta patriotike e kombëtare.

    Kërkesa e ish-kryetarit të Pejës Ali Berisha, deri më tash nuk ka marë përgjigje nga kreu aktual i Pejës Gazmend Muhaxheri. Reagim në mbështetje të kësaj kërkese, nuk ka pasur ende as nga ‘Vetëvendosje’ e Pejës, subjekt të cilit i ndjeri Lajçi ju bashkua viteve të fundit.

    Për vdekjen e Ali Lajçit, Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e Pejës dhe kreu i saj Taulant Kelmendi sikur edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri reaguan mbrëmë me telegrame ngushëllimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark