Ali Ismaili: E diela është referendum për drejtësi, përgjegjësi dhe zhvillim në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ali Ismaili: E diela është referendum për drejtësi, përgjegjësi dhe zhvillim në Fushë Kosovë

    Insajderi
    11 October 2025 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, kandidati për Asamblenë Komunale nga radhët e partisë “Zëri i Drejtësisë”, Ali Ismaili, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje të fuqishme në ditën e votimeve.

    Në një mesazh të publikuar në Facebook, Ismaili ka vlerësuar lart mikpritjen, energjinë dhe besimin e qytetarëve të Fushë Kosovës gjatë gjithë fushatës, duke theksuar se përkrahja e tyre ka qenë më shumë se politike, ka qenë shpresë për ndryshim.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Të nderuar qytetarë të Fushë-Kosovës,

    Së pari, ju shprehim mirënjohjen më të thellë! Çdo hap i kësaj fushate ishte i mundur falë energjisë, besimit dhe mikpritjes suaj të jashtëzakonshme. Keni hapur dyert dhe zemrat, duke na dhënë më shumë se thjesht mbështetje na keni dhënë besimin se ndryshimi është i pashmangshëm. Kemi ndarë bashkë ëndrrën për një komunë ku sundon Drejtësia, Përgjegjësia dhe Zhvillimi i vërtetë qytetar.

    Koha për të folur mbaroi. TANI ËSHTË KOHA PËR VEPËR!

    E DIELA ËSHTË DITA JONË!

    Kjo nuk është thjesht një votë; ky është referendumi juaj personal për ta kthyer Fushë-Kosovën në rrugën e duhur. Mos harroni:

    • Vota juaj është FUQIA juaj absolute.

    • Vota juaj është ZËRI juaj që thyen heshtjen.

    • Vota juaj është GARANCIA se brezat që vijnë do të jetojnë më mirë.

    𝐃𝐈𝐋𝐍𝐈 𝐃𝐇𝐄 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐎𝐒𝐍𝐈! Mos lejoni indiferencën t’ua rrëmbejë të ardhmen. Mos lejoni që të tjerët të zgjedhin fatin e fëmijëve tuaj. Dilni me ndërgjegje, me krenari dhe me shpresë të palëkundur, sepse kjo e diel i jep fund vjetërsimit dhe fillon kapitullin e ri.

    Bashkë, Fitojmë Drejtësinë. Bashkë, Marrrim Përgjegjësinë. Bashkë, Sigurojmë Zhvillimin!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark