Aliu: Programi i ri do ia mundësojë Ferizajt edhe një krah të ri zhvillimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Aliu: Programi i ri do ia mundësojë Ferizajt edhe një krah të ri zhvillimi

    Insajderi
    07 October 2025 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Aliu, po e synon mandatin e tretë në krye të Ferizajt.

    Kandidati i PDK-së, njëherësh kryetari aktual i kësaj komune, në Rubikon të Klan Kosovës paraqiti vizionin dhe programin e tij për katërvjeçarin e ardhshëm.

    Aliu tha se ky program do t’ja mundësojë atij vendi një krah tjetër zhvillimor.

    Ndër të tjera, ai tregoi edhe arsyet se pse sipas tij ngecën disa punë.

    “Ne kishim trashëguar një Plan Zhvillimor Komunal, i cili ishte miratuar para se të vij unë kryetar komune, më saktë në shtator të vitit 2017-të, praktikisht i gjithë mandati im ka shkuar me PZHK të kaluar dhe që ka qenë një lloj cënimi, një lloj kufizimi, një lloj pamundësie për ta bërë të realizuar gjithë idenë, gjithë vizionin që kishim”, deklaroi Aliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark