×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu: Së shpejti hapim thirrjen e dytë për banimin e përballueshëm social

    Insajderi
    11 September 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që së shpejti do të hapin thirrjen e dytë për banimin e përballueshëm social.

    Ai ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me katër komuna të vendit për banimin e përballueshëm social.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtuar se komunat në fjalë janë ajo e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës.

    “Në shkurt të këtij viti hapëm thirrjen për aplikim për gjithë komunat e Republikës së Kosovës për banimin e përballueshëm social. Dje dhe sot kemi nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit”.

    “Deri tani kemi nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës. Poashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë. Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, ka thënë Aliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark