Boksierja algjeriane Imane Khelif siguroi medaljen e parë për shtetin e saj në “Paris 2024”, ndërsa iu është përgjigjur të gjitha kritikave.
Khelif u akuza se është mashkull, shkaku që në testet e bëra rezultoi se ka tepricë të heromoneve mashkullore, pavarësisht që nuk është trans.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e kishte lejuar Khelifin të garonte në kategorinë e femrave, por të njëjtën gjë s’e kishte bërë Organizata Botërore e Boksit një vit më parë.
Pas fitores ndaj hungareze Luca Anna, algjeriania nuk mundi t’i ndalë lotët duke e kritikuar Federatën Ndërkombëtare.
“Kam vite që boksoj për Federatën Ndërkombëtare të Boksit edhe pse më kanë bërë padrejtësi. Mirëpo, Allahun e kom me vete. Allahu Ekber”, tha ajo ndër të tjera.
Khelif të martën do të boksojë me synimin që të mbërrijë në finale, ngase siç dihet medaljet bronztë sigurojnë edhe boksieret që arrijnë vetëm deri në gjysmëfinale.