"Allahu më ka beku me këtë firmë", Trokadero i dha veturë për ditëlindje mashtruesit Jeton Mehmeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Allahu më ka beku me këtë firmë”, Trokadero i dha veturë për ditëlindje mashtruesit Jeton Mehmeti

    Insajderi
    20 March 2024 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jeton Mehmeti i cili u arrestua dje nën dyshimin për mashtrim me 2 milionë euro duke përdorur firmën “Trokadero”. Ai mashtroi qytetarët se do të bënte furnizim me cigare Trokadero, iu merrte avancë personave të ndryshëm dhe nuk iu lajmërohej më viktimave.

    Në një postim që Mehmeti kishte bërë në facebook, kishte njoftuar se si firma “Trokadero” i kishte blerë një veturë.

    Postimi ishte bërë në vitin 2015. Në këtë kohe, Mehmeti punonte në kompanin si agjent i shitjes.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë njotoi dje për arrestimin e tij i cili dyshohet se në periudha të ndryshme nga viti 2021 deri në vitin 2023 ka mashtruar qytetarët.

    Insajderi raportoi se i dyshuari është Jeton Mehmeti nga fshati Gumnishtë e Vushtrrisë.

    Prokuroria Themelore e Mitrovicës pas një hetimi disa mujor arriti të siguronte dëshmi për mashtrimin e kryer nga Mehmeti.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

    “I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit”, përfundoi njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark