Alma Lama mban fjalimin e fundit si deputete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alma Lama mban fjalimin e fundit si deputete

    Insajderi
    14 July 2016 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e LDK-së, Alma Lama, për herë të fundit ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ajo po largohet nga detyra e deputetes pasi që është duke u përgatitur të shkojë me mision diplomatik jashtë vendit.

    Lama ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që ia kanë besuar votën për dy mandate.

    “E kam ngritur zërin për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar. E kam ngrit zërin me qindra herë për të drejtat e grave duke aspiruar për një shoqëri të drejtë. Jam sfiduar shpesh në aspektin e sigurisë, moralit dhe dinjitetin tim familjar”, tha ajo.

    Tha se asnjëherë nuk ka bërë llogari në rrugëtimin e saj politik, por theksoi se e ka ngritur zërin për identitetin kombëtar kur “kam parë që grupe ekstremiste ideologjike po e rrezikojnë atë”.

    “Kam ngritur zërin edhe për lirinë e medias, në të cilën besoj fort edhe pse ato shpesh abuzuan me këtë liri edhe në raport me mua. Edhe pse jam lënduar shpesh, ata kurrë nuk mund të lëkundin dashurinë time për Kosovën”, shtoi po ashtu deputetja e LDK-së.

    Në fund të fjalimit ajo tha se po nis një rrugë të re, përfaqësimin jashtë.

    “Më bën nder Kosova dhe vetëm Kosova do të jetë prioriteti im”, tha Lama para deputetëve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark