×
  • Lajme
  • Lajme

    Alpinistët do të zhvillojnë edhe këtë vit do të zhvillojnë aktivitetin “Superheronjët në Pediatri”, për fëmijët që janë duke u shëruar në QKUK

    Insajderi
    03 December 2024 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids do të organizojnë aktivitetin tradicional “Superheronjët në Pediatri” në Klinikën e Pediatrisë në QKUK edhe për këtë vit.

    Aktiviteti ka karakter filantropik dhe zhvillohet me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Prishtinës, Menaxhmentit të QKUK, Bankës Ekonomike si dhe me partnerë e përkrahës të tjerë të cilët në çdo mënyrë e përkrahin aktivitetin dhe dhurojnë mjete për fondin në fjalë.

    Alpinistët e KAP të maskuar si superheronjët e kohëve moderne me lëshime alpine do të ofrojnë gëzim, dhurata dhe befasi për të vegjëlit nëpër katet e pediatrisë, gjithnjë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klinikës. Këto akte me dedikim dhe kauzë janë mënyra jonë e shfaqjes së falënderimit, përkrahjes dhe mirëkuptimit për stafin mjekësor të vendit tonë, për prindërit dhe fëmijët, për stafin e Care for Kosovo Kids dhe dhuruesit e shumtë të mjeteve. Përveç kësaj, është rritje e përgjegjësisë sociale dhe forcim i lidhjeve njerëzore të cilat nuk kanë çmim dhe krijojnë ndjenjën e përkatësisë dhe humanitetit në mes nesh.

    Superheronjët ju mirëpresin të Premten me 13 dhjetor, nga ora 11:00 në oborrin e Pediatrisë në QKUK!

    Dhuro:
    Care for Kosovo Kids
    Banka Ekonomike
    14 01 00 00 00 39 41 93

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark