Alpinisti 85-vjeçar vdes në malin Everest – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Alpinisti 85-vjeçar vdes në malin Everest

    Insajderi
    06 May 2017 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 85-vjeçar nga Nepali, që po tentonte të bëhej personi më vjetër që do të ngjitej në malin më të lartë në botë Everest, ka vdekur në kampin bazë, kanë thënë zyrtarët.

    Alpinisti Min Bahadur Scherchan, ka dashur të që thej rekordin e japonezit, Yurichiro Miura, i cili më 2013, në moshën 80-vjeçare, u ngjit në majën e Everestit, që është në lartësi prej 8,850 metrash.

    “Sherchan ka vdekur, nga ajo që duket të jetë sulm në zemër”, ka thënë Ang Tchering, shef i Shoqatës së Alpinistëve të Nepalit.

    Zyrtari i Minsitrisë së Turizmit të Nepalit, Dinesh Bahttarai ka konfirmuar këtë vdekje por nuk ka mundur të jap më shumë detaje, për shkak të, siç ka thënë, komunikimit të dobët me kampin bazë në Everest.

    Kjo është vdekja e dytë në Everest gjatë kësaj jave. Alpinisti i famshëm zviceran, Ueli Steck, vdiq gjatë kësaj jave në Everest pasi u rrëzua gjatë ngjitjes.

    Nepali ka thënë se 371 alpinistë po përgatiten që të ngjiten në malin Everest në këtë sezonë të ngjitjes, që përfundon në fund të këtij muaji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark