×
  • Lajme
  • Lajme

    Alternativa pushton vëmendjen me skandale- Kusari-Lila me Radojçiqin, Tafarshiku i dehur shkel një femijë

    Insajderi
    09 October 2024 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Alternative, në krye me Mimoza Kusari-Lilën, ka pushtuar vëmendjen me skandale. Kusari Lilës i është publikuar sërish një përgjim tjetër me Radoiçiqin, teksa koordinohen për projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses. Në anën tjetër Zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafashiku i cili vije nga radhet e partisë Alternativa dyshohet në gjendje të dehur ka goditur një person me motoçikletë, raporton Insajderi.

    Sot gjatë ditës është publikuar një përgjim tjetër i Mimoza Kusari Lilës, ku dëshmon përpjekjen e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me shefin faktik të Listës Serbe.

    Sipas përgjimeve Millan Radojiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë e informonte Mimoza Kusari-Lilën. Në kohën e komunikimit, ai veç ka qenë në ndjekje të autoriteteve të Kosovës dhe në listën e zezë të ShBA-së.

    Komunikimi ishte realizuar me ndërmjetësimin e Sllavko Simiqit, ish-homologut të Kusari-Lilës nga Lista Serbe.

    Me të nisur biseda telefonike, Simiq e informon Kusari-Lilën se ka mbërritur “te Millani [Radoiçiqi, v.j]” dhe i sugjeron të dëgjohej direkt me të.

    “Hej kolege, ja mbërrita te Millani, dhe ja dëgjohu me të”, i kishte thënë Simiq, Kusari-Lilës.

    Partia Alternativa, me kryetare Mimoza Kusarin-Lilën ka vazhduar me skandalet.

    Zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili vie nga radhët e partisë Alternativa, ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku. Zëvendësministri i Qeverisë Kurti ka goditur me veturë zyrtare një motoçiklist.

    Ai ka qenë i dehur në momentin kur ka shkaktuar aksidentin. Motoçiklisti i goditur nga vetura zyrtare me të cilën po udhëtonte zëvendësministri Tafarshiku, është një 15 vjeçar nga Gjakova./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark