Altin Krasniqi: Ata luftuan për ne, e ne sot e kemi obligim moral dhe kombëtar të protestojmë për ta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Altin Krasniqi: Ata luftuan për ne, e ne sot e kemi obligim moral dhe kombëtar të protestojmë për ta

    Insajderi
    07 August 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Lidhur me këtë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka bërë thirrje për protestë, duke thënë ‘‘protestoni sot, kundër padrejtësisë’’.

    ‘‘Kundër politikave të Beogradit, që kanë për qëllim ta barazojnë viktimën me agresorin më të madh të Ballkanit. Protestoni sot bashkë me ne, sepse ndërsa jeta vazhdoi dhe ne po e jetojmë rehatinë që na e solli lufta e UÇK-së, ata po e jetojnë padrejtësinë më të madhe. Larg atdheut, ata përjetuan vdekjen e prindërve e vëllezërve. Fëmijët u rritën, disa u martuan, e babai u bë edhe gjysh’’, ka shkruar ai mes tjerash.

    Postimi:

    Protestoni sot, bashkë me ne!

    Jo thjesht për individët, por për atë që secili prej tyre përfaqëson: luftën e shenjtë dhe të shtrenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Protestoni sot, kundër padrejtësisë.

    Kundër politikave të Beogradit, që kanë për qëllim ta barazojnë viktimën me agresorin më të madh të Ballkanit.

    Protestoni sot bashkë me ne, sepse ndërsa jeta vazhdoi dhe ne po e jetojmë rehatinë që na e solli lufta e UÇK-së, ata po e jetojnë padrejtësinë më të madhe.

    Larg atdheut, ata përjetuan vdekjen e prindërve e vëllezërve. Fëmijët u rritën, disa u martuan, e babai u bë edhe gjysh.

    Megjithëse larg atdheut, ata nuk u dorëzuan, e nuk do të dorëzohemi as ne.

    Sot ata kanë më shumë flokë të thinjura e më shumë rrudha në ballë, por janë më të bashkuar se kurrë dhe më të bashkuar duhet të jemi edhe ne.

    Ata luftuan për ne.

    E ne sot e kemi obligim moral dhe kombëtar të protestojmë për ta.

    Kjo është thirrja jonë për drejtësi.

    Sepse nëse ka drejtësi, s’mund të gjykohet lufta e drejtë e një populli, heronjtë e saj, ndërsa të mbesin të lirë kriminelët serbë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark