Gjiganti i shitjeve në internet, Amazon, po mendon që pagesat e produkteve të saj të mos bëhen me fjalëkalim tashmë, por vetëm me një ‘selfie’.
Kompania thotë se ka porositur ndërtimin e një sistemi që do të identifikojë blerësit përmes fotove dhe videove, e më pas do të kryhen pagesat duke shmangur kështu metodën tradicionale, atë të futjes së fjalëkalimit.
Sistemi që synon Amazon praktikisht do të nxirrte në pension metodën aktuale; atë të fjalëkalimit duke shmangur kështu edhe mundësinë që të harrojmë fjalëkalimin apo më keq akoma, vjedhjen e tij.
Muajin e kaluar kompania bankare, Mastercard, ka konfirmuar se klientët e saj mund të bëjnë pagesa edhe përmes ‘selfie’-s. /Insajderi.com