Multinacionalet teknologjike Amazon dhe Microsoft, përveç atyre kineze si Alibaba dhe Baidu njoftuan se do të hapin qendra të zhvillimit të inteligjencës artificiale në qyetin e Shanghait.
Këto njoftime u zyrtarizuan në koferencën botërore mbi inteligjencën artificiale që nisi të hënën në Shanghai me ndihmën e sipërmarrësve kryesorë nga sektori teknologjik kinez dhe nga përfaqësues të multinacionaleve nga e gjithë bota.
Amazon do të krijojë perlën e lindjes të quajtur AWS AI, një qendër e kërkimit që do t’u japë klientëve të vet kinezë mundësinë e lëshimit të aplikimeve të fokusuara mbi mësimin e makinave.
Microsoft do të hapë një qendër të fokusuar në shndrrimin e inteligjencës artificiale në aplikime praktike.
Llogaritet që industria e lidhur me inteligjencën artificiale qarkullon vetëm në Shanghai, qendrën kryesore ekonomike të Kinës, më shumë se 10 300 milionë dollarë.