Ambasada amerikane e zhgënjyer me zhvillimet e fundit në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada amerikane e zhgënjyer me zhvillimet e fundit në Kosovë

    Insajderi
    10 August 2016 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është shprehur e zhgënjyer me “rikthimin e ciklit të dhunës” në vend.

    Përmes një komunikate për media, ambasada ka dënuar sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, gazin lotsjellës dhe sulmin ndaj shtëpisë së Murat Mehës.

    “Fatkeqësisht, kjo është pamja që po e tregon Kosova para botës”, thuhet në komunikatë.

    “Ambasada amerikane përkrahë në tërësi institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë që të hetojnë këto ngjarje. Ne bëjmë thirrje për rikthim në funksionimin paqësor të të gjitha institucioneve të demokratike të Kosovës.”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark