
Ambasada amerikane në Prishtinë në faqen e saj në Facebook ka shkruar një postim për kërcimtarët në Urën e Fshejt.
Në postim shprehet mahnitja për guximin e tyre, si dhe bëhet e ditur se gazeta e përditshme në Uashington DC, Express, e ka përdorur foton nga kjo garë në një nga numrat e saj.
Po ashtu, aty shkruhet edhe për atletët kosovarë dhe ata amerikanë që kanë udhëtuar për Rio për të garuar në Lojëra Olimpike, duke kërkuar nga të tjerët që tu bashkohen në përkrahjen e ekipeve të Kosovës dhe ShBA-së.
“Uau, kërcimtarët guximtarë kosovarë janë të famshmit e botës. E kemi zënë këtë foto në koverin e gazetës së përditshme në Uashington DC, Express”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane. /Insajderi.com