Ambasada amerikane mbështet veprimet e Kosovës karshi provokimeve të Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada amerikane mbështet veprimet e Kosovës karshi provokimeve të Serbisë

    Insajderi
    17 January 2017 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i dha sot mbështetje autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb që të hyjë në territorin e Kosovës.

    Përmes një deklarate, ambasada amerikane thotë se Kosova ka të drejtë t’i kontrollojë kufijtë e vet.

    “Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit”, thuhet në deklaratë.

    Por ambasada u ka bërë thirrje palëve që t’i shmangin konfrontimet dhe të angazhohen në dialog.

    “ShBA-të e mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si rruga më e mirë përpara për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe kërkojmë nga të gjitha palët që ta shmangin retorikën e rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe të jetëve të qytetarëve të të dyja vendeve”, vazhdon komunikata.

    Në komunikatë madje citohet aktivisti amerikan që luftoi për të drejtat e njeriut në Amerikë, Martin Luter King.

    “Ne sot kremtojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luter King Jr. i cili ka thënë ‘gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjëra të duhura”; tani është koha të punohet për bashkëpunim dhe kundër konfrontimeve’, përfundon komunikata e ambasadës amerikane në Kosovë./Insajderi.com

     

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=CAAw4-NBRhI”/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark