Ambasada amerikane: Mos krijoni favore për kriminelët e lidhur me politikën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada amerikane: Mos krijoni favore për kriminelët e lidhur me politikën

    Insajderi
    17 March 2017 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar kundër një amandamentimi të propozuar në ligjin për Ekzekutimet e Sanksioneve Penale, amandament i siguron çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit.

    “Shtetet e Bashkuara përkrahin miratimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale i cili do të mbyllte vrimat ligjore të cilat lejojnë që kriminelët e lidhur me politikën të braktisin burgun për arsye të pakuptimta. Sidoqoftë, ne fuqimisht kundërshtojmë amandamentin e propozuar në këtë ligj i cili amandament i siguron çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    “Ky amandament, ashtu siç është tani, do t’i jepte të drejtë çdp krimineli të dënuar që është duke kryer dënimin me burg që ta ketë dënimin më të shkurtër për 1/3-ën e kohëzgjatjes së dënimit. Kjo poashtu do të thotë se një trup politik – Kuvendi – është duke e shpallur të gabueshëm çdo vendim të pavarur juridik që rezulton me mbajtje të burgut, dhe se çdo dënim me burg në të ardhmen do të jetë më i shkurtër se sa ai që e vendos gjyqtari”, thuhet tutje në reagimin e ambasadës.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark