Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon punëtor për gjeneratorë – paga mbi 17 mijë euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon punëtor për gjeneratorë – paga mbi 17 mijë euro

    Insajderi
    19 August 2022 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reduktimet e energisë elektrike që kanë filluar qysh në mesin e gushtit, si duket kanë shërbyer si alarm i rëndësishëm për Ambasadën Amerikane në Kosovë. Për këtë arsye, Ambasada ka hapur një konkurs jo të zakonshëm në këtë institucion: Mbikëqyrësi i Mirëmbajtjes së Gjeneratorit.

    Sipas njoftimit për hapje të konkursit në faqen e Ambasadës ai ose ajo që merr këtë pozitë do të ketë një pagë vjetore prej 17 mijë e 471 eurove. Detyrat e tij ose saj, normalisht do të jetë që të mbikqyrë dhe të mirëmbajë gjeneratorin sa herë të ketë reduktime të energjisë elektrike.

    “Orari i punës për këtë pozicion është: Me kohë të plotë (40 orë në javë). Data e fillimit: Kandidati/ja duhet të jetë në gjendje të fillojë punën brenda një periudhe të arsyeshme kohore (XX javë) nga marrja e autorizimit të agjencisë dhe/ose lejeve/certifikimeve ose kandidatura e tyre mund të përfundojë”, thuhet në përshkrimin e vendit të punës. Konkursi do të jetë i hapur deri me 27 gusht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark