Ambasada amerikane në Prishtinë po bëhet gati për ditën e pavarësisë veçse ia huq me flamurin e Kosovës (Foto) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada amerikane në Prishtinë po bëhet gati për ditën e pavarësisë veçse ia huq me flamurin e Kosovës (Foto)

    Insajderi
    01 July 2022 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë gati dekorimet për të festuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë.

    “Ambasada jonë është e gjitha e dekoruar derisa ne përgatitemi të festojmë 246 vjetorin e Ditës së Pavarësisë”, ka shkruar ambasada amerikane.

    Në kuadër të dekorimeve bie në sy edhe një detaj. Flamuri i Kosovës nuk është vendosur siç duhet, është vendosur në anën e kundërt.

    Lexues të Insajderit kanë kapur momentin e ‘huqjes’ së ambasadës amerikane në Prishtinë.

    Siç edhe mund të shihet nga pamja flamujt janë vendosur pranë njëri-tjetrit në njërën prej pjesëve të objektit të ambasadës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark