Ambasada amerikane në Tel Aviv preket nga sulmi iranian, konfirmon ambasadori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ambasada amerikane në Tel Aviv preket nga sulmi iranian, konfirmon ambasadori

    Insajderi
    16 June 2025 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Degës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tel Aviv i është shkaktuar një dëmtim i vogël pas një sulmi raketor iranian të ndodhur në afërsi, ka konfirmuar ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, të hënën, raporton CNN, përcjell Insajderi.

    Sipas Huckabee, “valët e shpërthimit” nga sulmi i afërt kanë shkaktuar disa dëme materiale në ndërtesë, por nuk është raportuar për lëndime në mesin e stafit amerikan.

    Ai gjithashtu njoftoi se ambasada amerikane në Izrael do të qëndrojë e mbyllur gjatë ditës së hënë, pasi urdhri për të qëndruar në strehim të sigurt (“shelter in place”) është ende në fuqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark