Ambasada amerikane në Tiranë, apel qytetarëve: Mos u nisni me vizës turistike për të lindur në ShBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada amerikane në Tiranë, apel qytetarëve: Mos u nisni me vizës turistike për të lindur në ShBA

    Insajderi
    02 July 2025 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të mos shfrytëzojnë vizën turistike të ShBA-së për të lindur atje.

    Kjo për shkak se viza mund të ju refuzohet.

    “Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”.

    “Oficerët konsullorë të ShBA-së do të refuzojnë aplikimet për vizë turistike nëse besojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është të lindni fëmijën tuaj në Shtetet e Bashkuara për të fituar shtetësinë amerikane. Kjo është e ndaluar”, ka theksuar Ambasada amerikane në Tiranë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark