Ambasada amerikane në Kosovë ka mirëpritur të gjeturat e komisionit ad-hoc për demarkacionin të cilët të mërkurën thanë se vija kufitare në mes të Kosovës e Malit të Zi ka qenë në rregull.
Ambasada thotë se pas këtij raporti, palët duhet që t’i kthehen punëve “të rëndësishme,e që kanë”.
“Ne jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në një njoftim për media të ambasadës.
“Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe do t’i kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike”./Insajderi.com