Ambasada Amerikane reagon pas protestave në Mushtishtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane reagon pas protestave në Mushtishtë

    Insajderi
    29 August 2016 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka dënuar pa asnjë rezervë përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike në Kosovë. Deklarata, u drejtohet zhvillimeve të fundit në Mushtisht të Suharekës dhe Gjakovë.

    “Thërrasim të gjithë udhëheqësit e Kosovës që të bëjnë të njëjtën. Demokracia ofron hapësirë për mospajtim dhe madje edhe për protestë. Por, dhuna ndaj policisë, mediumeve, pjesëtarëve të qeverisë dhe qytetarëve të tjerë në asnjë rrethanë nuk është një shprehje e pranueshme e pikëpamjeve politike apo mënyrë për t’u marrë me ankesat nga e kaluara, pa marrë parasysh sa të dhimbshme janë ato”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

    “Policia e Kosovës luajti një rol të rëndësishëm dje pasi në pakësimin e dhunës dhe mbajtjen e sundimit të ligjit, dhe ne i përgëzojmë ata për shërbimin e vazhdueshëm që i bëjnë të gjithë qytetarëve të Kosovës”, vijon deklarata.

    Aty rikujtohet se në “ Kosovë mbesin të pazgjidhura çështje serioze por zgjidhja e tyre nuk afrohet pas këtyre protestave të dhunshme”.

    “Shumë punë është bërë për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të krijuar një shtet bashkëkohor dhe demokratik. Sidoqoftë, dhuna e vazhdueshme politike rrezikon zhbërjen e pjesës së madhe të këtij përparimi. Kosova mund të presë lëvizje drejtë integrimit evro-atlantik vetëm nëse të gjitha palët ripërkushtohen ndaj dialogut paqësor, demokracisë, dhe sundimit të ligjit”, thuhet në fund të deklaratës së Ambasadës Amerikane në Prishtinë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark