Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka dënuar sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të vendit, duke përfshirë edhe ato që ndodhën këtë të premte.
Ambasada amerikane ka ripërsëritur thirrjen që mediat të mund të punojnë pa dhunë dhe frikësim.
“Dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe ato që ndodhën sot. Përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim”, thuhet në reagimin e ambasadës.
We condemn the continued attacks on journalists in northern Kosovo, including today. We reiterate our call for media to be able to work free from violence and intimidation. https://t.co/cJi1LB4IZg
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 16, 2023